
Deputetët e opozitës po mblidhen në selinë e PD-së dhe po presin ardhjen e Sali Berishës.
Oerd Bylykbashi, Bardh Spahia, Edmond Spaho dhe Luçiano Boçi në hyrje të selisë thanë se do të jenë në Kuvend edhe me protestuesit.
Në seli ka mbërritur dhe Flamur Noka i cili nuk komentoi, por hyri në seli me gishtat ngritur.
Sot Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një nga seancat më të rëndësishme plenare, ku pritet të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, tashmë Kuvendi e ka rrugën e hapur për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës dhe për ta çuar atë drejt prangave. Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, 'arrest në shtëpi' apo 'arrest në burg', i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’.
Lini një Përgjigje