TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2023, 21:16

“Foltorja” në sulm ndaj Kushtetueses pas vendimit për Berishën, Bumçi: Gjykata vulosi degradimin e saj

Shkruar nga Pamfleti

“Foltorja” në sulm ndaj Kushtetueses pas vendimit për

Aldo Bumçi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit, foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ankimimin e deputetëve të PD për masën ndaj Sali Berishës.

Sipas Bumçit, vendimi i sotëm i gjykatës tregoi degradimin e saj, teksa shtoi se, kur një institucion mbyll dyert, ka rënë republika kushtetuese. Ai vijoi më tej se,  Gjykata Kushtetuese ka grisur Kushtetutën dhe ka mbyllur derën për ta vendosur vendin në shinat e normalitetit. 

"Jemi shumë të befasuar, për degradimin, kalbëzimin deri në këtë masë, kur institucioni asgjëson vetveten. Ku ai institucion mbyll dyert, ka rënë republika kushtetuese. Me këtë vendim, Gjykata ka rrëzuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Këtu është pushteti i një individi të vetëm, Shqipëria ka hyrë në rekordet e zeza, ky Gjykata u zhduk për tre vite. Gjykata Kushtetuese ka grisur Kushtetutën, ka mbyllur derën për ta vendosur vendin në shinat e normalitetit", tha ai në "A2 CNN".

 

Lini një Përgjigje