TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2023, 19:57

Çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend? Dy raporte për imunitetin e Berishës, opozita skenar të bllokojë futjen në sallë të socialistëve

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend? Dy raporte
Tensionet e javës së kaluar

Protestuesit dhe deputetët e opozitës pritet të tentojnë të bllokojnë hyrjet e Kuvendit, për të mos lejuar socialistët të futen në sallë...

Seanca parlamentare e ditës së nesërme duket se do të jetë e tensionuar. Bëhet fjalë për një seancë që do të vulosë ndoshta fatin politik të Sali Berishës, pasi ky i fundit mund të izolohet në banesë.

SPAK ka kërkuar autorizim që ndaj tij të vendoset një masë arresti dhe votimi do të bëhet nesër në Kuvend. Sipas informacioneve, janë depozituar dy raporte nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit. Një i përgatitur nga mazhoranca dhe një nga grupi i Bashës, më saktë i përgatitur nga Enkelejd Alibeaj.

Përfundimisht, si anëtar i Këshillit për Imunitetin, i rekomandoj seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin kërkesës për dhënien e autorizimit, të kërkuar me shkresën nr. 16688 prot., datë 12.12.2023 të SPAK “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, thuhet në raportin e dorëzuar nga Enkelejd Alibeaj.

Por vëmendja më madhe do të jetë se çfarë do të ndodhë nesër brenda dhe jashtë Parlamentit. Opozita ka njoftuar protesta para Kuvendit që në orën 9. Kjo do të thotë se do të bllokohet futja në seancë e ministrave dhe deputetëve, pasi seanca është në orën 10. Shumë militantë janë udhëzuar të bllokojnë hyrjet në oborrin e Kuvendit.

Por nga ana tjetër, mund të ketë përsëritje dhe të asaj që ndodhi seancën e kaluar. Garda bllokoi futjen në seancë të deputetëve të përjashtuar dhe kjo solli dhe ndalim të socialistëve, të cilët u futën në sallë përmes dyerve sekrete. Por mësohet se opozita ka marrë masa. Nëse do të kemi sërish bllokim nga Garda, demokratët do bllokojnë edhe dyert sekrete, duke mos lejuar të futen në seancë socialistët. Po ashtu historia e flakadanëve do të vijojë.

Vetë deputetët kanë paralajmëruar se do të ketë skenar më të ashpër nesër, teksa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje