TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2023, 15:43

Avokati Arben Llangozi plas “bombën”: Te përgjimet e ‘SKY Ecc’ del edhe Engjëll Agaçi, fatin e Berishës do ta kenë edhe Rama me Metën

Shkruar nga Pamfleti

Avokati Arben Llangozi plas “bombën”: Te përgjimet e

Avokati i njohur, Arben Llangozi ka nxjerrë detaje “bombastike” për emrat që kanë rënë në përgjimet e “SKY ECC” dhe dosjet që rrezikojnë të tronditin pozitat e kryeministrit Edi Rama, ish-presidentit Ilir Meta e ish-kryeministrit Berisha.

Llangozi në një reagim për gazetën “SOT” zbulon se në përgjimet e aplikacionit që ka futur gjithë kupolën e policisë, e deri tek kryeministrit Rama janë të implikuar edhe drejtues të vetingut që marrin urdhra nga qeveria.

Sipas tij aty del dhe emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, i njohur ndryshe dhe si krahu i djathtë i Ramës.

Kanë dal edhe drejtues të vetingut në përgjimet e SKY që komandohen nga qeveria. Ka dal edhe Ëngjëll Agaçi që komunikon me anëtarët e vetingut”, u shpreh ai. I pyetur dhe për rolin që ka Edi Rama në aferën e inceneratorëve dhe a është i rrezikuar nga prangat, avokati Llangozi u shpreh se sipas ligjit dhe deklaratave që ka bërë Arben Ahmetaj i shpallur në kërkim nga SPAK, kryeministri mund të fundoset. Ai thotë se Rama ka nxjerr 16 VKM brenda një dite. “Po që është i përfshirë nuk diskutohet, sepse nëse marrim rastin e Berishës po akuzohet për një vepër penale e ndodhur para disa vitesh për arsye se ka nxjerr akte normative që favorizojnë dhëndrin e tij. Kemi 3 afera korruptive që janë inceneratori i Elbasanit, i Fierit dhe  Tiranës madje edhe Ahmetaj e ka thënë që Rama ka nxjerr 16 VKM brenda një dite, që do të thotë se i ka favorizuar. Nga ana tjetër nëse ne i referohemi ligjit 9000 i vitit 2003 neni 2 thotë që kryeministri është përgjegjës për çdo lloj dëmi që i bëhet shteti”, tha avokati.

Po ashtu, Arben Llangozi tha se SPAK duhet të çojë deri në fund hetimet për dosjen “McGonigal”, ku del i implikuar vetë Edi Rama. “Po patjetër sepse në vetvete McGonigal është akuzuar për disa afera që kanë ndodhur në Shqipëri me ndikimin e kryeministrit  të vendit dhe ndikimi që ka pasur është i drejtpërdrejt. Në Amerikë filloi dhe mbaroj procedimi kurse këtu nuk ka të dhëna nëse ka filluar procedimi. Duhet që të hetohen lidhjet e tij me rastin”, u shpreh ai.

Goditjet ndaj Metës dhe Berishës

Llangozi ka komentuar dhe situatën e Ilir Metës lidhur me angazhimet e tij shumë të pakta në politike prej disa muajsh, si edhe daljet e pakta në media. Avokati u shpreh se ai është nën akuzë dhe çështje kohe do të ketë edhe një njoftim zyrtar për Ilir Metën.

Po edhe Meta do përballet me drejtësinë është nën akuzë dhe çështje kohe do të ketë edhe një njoftim zyrtar se çfarë masash do të ketë nuk e di”, u shpreh avokati. Ai është pyetur dhe për hapat që po ndjek SPAK për Sali Berishën dhe a rrezikon të ketë goditje dhe tek fëmijët e tij, pasi javës tjetër del para prokurorëve dhe Shkëlzeni për aferën e Gërdecit? Për avokatin, nëse Berisha ka bërë një vepër penale duhet që të përgjigjet. Në fund ai thotë se hetimet për Ramën janë vonuar. “Përderisa po hetohet në procedim penal dhe kemi të bëjmë edhe me një hetim për pastrim parash, pastrimi i parave është edhe një hetim që zgjerohet edhe tek familja, të afërm dhe ku ka transaksione të dyshuara dhe mendoj se edhe ata janë persona në hetim. Një ndër personat që po hetohet është edhe dhëndri i tij. Hapat që duhet të ndjek SPAK është se nuk duhet që të jetëselektiv, nëse Berisha ka bërë një vepër penale duhet që të përgjigjet. Në lidhje me Ramën them se janë vonuar në hetim sepse kemi një dëm rreth 1 miliardë euro nga afera e inceneratorëve dhe e sterilizimit. Nuk mund të firmos ca të dojë, por ka detyrime ligjore dhe të kontrollojë, pastaj ata që kanë bërë këto është ai që i ka vendosur në ato poste”, përfundoi Arben Llangozi në reagimin e tij për gazetën “SOT”.

Lini një Përgjigje