
Gazment Bardhi ka komentuar deklaratat e kreut të SPAK Altin Dumani, i cili tha më herët se janë imun ndaj akuzave politike.
Në një intervistë për “News 24”, ai tha se në parim është dakord me atë çfarë ka deklaruar Dumani, por mohoi se Berisha apo ndonjë tjetër të ketë sulmuar moralisht apo profesionalisht kreun e Prokurorisë së Posaçme.
“Nuk kam dëgjuar të ketë patur akuza ndaj zotit Dumani. Nuk e di kujt i referohet. E mbështes dhe kam dënuar ndërhyrjen e Ramës që donte emërimin e dikujt tjetër në krye të SPAK. Prokuroria duhet të jetë imune ndaj çdo ndërhyrje. Në parim, është e drejtë ajo që thotë Dumani. Nuk kam dëgjuar as Berishën apo dikë tjetër, të ketë sulmuar drejtuesin e SPAK, Dumanin”, tha Bardhi.
Ai gjithashtu arsyetoi mungesën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve duke thënë se ishte nuk mori pjesë për shkak të aksionit.
“Siç e dini, nga 5 tetori, deputetët kanë nisur një aksion për pamundur zhvillimin normal të punimeve të kuvendit deri në plotësimin e kushtetove. Dhe nuk ka patur përjashtim për asnjë çështje dhe nuk do të kishte as për këtë rast. Do të jemi në parlament për të vijuar aksionin. Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtat kushtetuese të opozitës”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje