TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2023, 13:15

Kërkesa për arrest, Sali Berisha paralajmëron protestë para SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa për arrest, Sali Berisha paralajmëron protestë para
Sali Berisha dhe Altin Dumani

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë para SPAK, teksa ditën e nesërme do të shqyrohet nga Këshilli i Mandateve kërkesa e Porokurisë së Posaçme për arrestimin e tij.

Ish-kryeministri bëri thirrje militantëve për një protest para SPAK-ut, duke theksuar se institucioni funksionon si në diktaturë.

“Zgjidhja vjen nga një protestë para institucionit që funksionon si në diktaturë. Unë do e drejtoj drejt fitores këtë opozitë. Edhe ne do e thërrasim. Për dijeni në botë protestohet para organeve të drejtësisë. Thirren të protestojnë në mbrojtje të interesit publik. Protesta është e vonuar. Është koha të veprojmë.

Slogani është se sot ne jemi pas opozitës ruse bjelloruse, Mianmarit dhe Iranit opozita e pestë në botë e arrestuar dhe kjo është një përpjekje e hapur për shkatërrimin e opozitës, si çdo përpjekje tjetër do të dështojë edhe kjo, sot të paktën ka opozitë, se ka u morën këto masa, beteja me idealet është shumë e vështirë. Intenerarin nuk e caktoj unë.  Ne ecim me një program diskret, në kohën e duhur do ta merrni vesh, nëse xhelatë të ligjit dhe të së drejtës mendojnë se mund të taposin afera të certifikuara 130 milionë euro të zhdukura, apo ai tjetri e çojnë për hetim, konflikt interesi, ata e meritojnë të trajtohen si armiq të ligjit dhe të së drejtës.”– tha Berisha.

Ndërkohë po sot, kreu i SPAK Altin Dumani është shprehur se nuk e shqetësojnë sulmet nga Sali Berisha.

Dumani në një dalje publike theksoi;

“Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell te trupa e prokurëve të SPAK-ut”, u shpreh Dumani.

Këto deklarata vijnë dy ditë pasi Këshilli i Mandateve vendosi “pro” kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. 

Kërkesa e SPAK u aprovua me 5 votat "pro" të mazhorancës, të cilave iu shtua edhe aprovimi i Enkelejd Alibeajt në emër të Partisë Demokratike. 

Kështu, Këshilli i Mandateve vendosi me një votim unanim për zhveshjen e Sali Berishës nga imuniteti që i siguron mandati i deputetit, për t'u vënë në dispozicion të drejtësisë. 

Kujtojmë se ditën e djeshme ish kryedemokrati Sali Berisha i cili është nën hetim nga Struktura e Posaçme për aferën e ish-klubit “Partizani”, deklaroi se PD do ngrejë padi penale ndaj prokurorëve të SPAK, të cilët i cilëson si njerëz “në shërbim të partisë”.

 

sali berisha protestë para spak

Lini një Përgjigje