TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2023, 12:35

Hetimet nga SPAK, Berishës nuk i del inati: Nipi dhe mbesa e Arben Krajës, bashkëpunëtorët e Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet nga SPAK, Berishës nuk i del inati: Nipi dhe mbesa e Arben

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Arben Kraja, prokurori i SPAK që po heton inceneratorin e Tiranës, nuk mund të punonte në administratën shtetërore, për shkak të të shkuarës së tij në Sigurimin e Shtetit.

Berisha tha se prokurorët e SPAK nuk mund të hetojnë aferën e inceneratorit të Tiranës, pasi janë në konflikt interesi.

Sipas Berishës, Arben Kraja ka nipin dhe mbesën që punojnë në bashkinë e Tiranës, ndërsa për prokurorin Dritan Prençi tha se ka lidhje të strukturuara me Klodian Zoton, të shpallurin në kërkim për aferën me inceneratorët.

"Amnistia e Erion Veliajt nga Kraja-Prençi, përbën krimin më të shëmtuar në historinë e hetuesisë shqiptare.

Përbën dhunimin më flagrant të të ligjave të vendit dhe uzurpimin e pushtetit të parlamentit, të cilit Kushtetuta i njeh të drejtën e amnistisë.

Duke u marrë me amnistorët, rezulton se këta janë delinkuentë dhe persona që në konflikt flagrant interesi, kanë shpallur amnistinë e Erion Veliajt, Edi Ramës, Agaçit, Artur Metanit dhe të tjerëve.

Arben Kraja ish xhelat i Sigurimit ka dënuar një të ri në Shkodër se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thoshte “ka shkelur normat e moralit komunist”. Kraja qëndron në Prokurori në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për Prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës. Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar është kjo dëshmi që këtë akt nuk e ka kryer në vitin 70, por një vit pas rrëzimit të murit të Berlinit dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste.

Kraja është një person i papërgjegjshëm që nuk duhej të merrej kurrë me dosjen e djegësit të Tiranës sepse nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtorët më të afërt të Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Në çdo lloj mënyre ata i kanë pasur dyert e hapura të ndikojnë te Kraja, por rezultati dëshmon vetë, është amnistia e paimagjinueshme e njeriut që ka firmosur të vidhen në qytetin e Tiranës rreth 1 miliardë euro në 30 vite nga ai vet i Rama.

Prokurori tjetër Prenci, mik i njohur i McGonigal, nuk mund të hetonte kurrë nëse do të kishte minimumin e ndërgjegjes, pasi lidhjet e tij të strukturuara me Zoton, nuk lejon hetimin e aferës së shekullit nga Prençi. Pra, janë këta dy persona të cilët kanë injoruar dhe fshehur çdo dokument të shtetit për të amnistuar Erion Veliajn.

Jemi këtu sot, sesi këta prokurorë politikë, kanë shumëzuar me zero kontrollin e institucionit kushtetues lidhur me këtë vjedhje të shtetit”, tha Berisha.

berisha spak arben kraja veliaj

Lini një Përgjigje