TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Dhjetor 2023, 12:35

A do të arrestohet Sali Berisha? Përgjigjet Altin Dumani

Shkruar nga Pamfleti

A do të arrestohet Sali Berisha? Përgjigjet Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës në takimin e punës së Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, theksoi se masa që do të kërkohet ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për aferën e kompleksit ‘Partizani’, është në dorë të prokurorëve të çështjes, Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.

“Është në vlerësimin e prokurorëve. Prokurorët e çëshjes e dinë”, tha Dumani.

Dumani theksoi më herët se retorika politike apo presioni mediatik nuk ndikojnë aspak në punën e tij.

“Jemi imun ndaj politikës. Nuk ndikohemi“, u shpreh drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme në përgjigje të akuzave të bëra nga Berisha pasi Këshilli i Mandateve votoi pro heqjes së imunitetit të deputetit.

Këshilli i Mandateve pritet të dorëzojë sot raportin duke i kërkuar Parlamentit të votojë nesër pro dhënies së autorizimit të SPAK për arrestimin/ heqje lirie të ish kryeministrit Berisha.

Me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli i Mandateve pranoi më 18 dhjetor kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Përfundimisht Kuvendi do të vendosë nesër në seancën plenare, ndërsa SPAK e ka lënë të hapur mundësinë e mbylljes në qeli të ish-kryeministrit Sali Berisha. Votave të mazhorancës iu bashkua Enkelejd Alibeaj, ndërsa socialistët thanë se askush nuk mund të sfidojë drejtësinë siç ka bërë ish-Kryeministri.

Lini një Përgjigje