
Dumani u shpreh se akuzat dhe deklaratat mediatike të Sali Berishës ndaj tij nuk kanë asnjë lloj ndikimi.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i është përgjigjur akuzave të bëra nga Sali Berisha pasi Këshilli i Mandateve votoi pro heqjes së imunitetit të këtij të fundit në kuadër të kërkesës së arrestit nga SPAK.
Dumani u shpreh se akuzat dhe deklaratat mediatike ndaj tij nuk kanë asnjë lloj ndikimi.
"SPAK është përpjekur të ndërtojë marrëdhënie të mira me shoqërinë civile dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues. Lidhur me gjetjet shumica e çështjeve që hetohen kërkojnë kohë të hetohen dhe gjykohen.
Çështjet e korrupsionit kërkojnë kohë, me teknikat speciale të hetimit. Dhe kur përdor teknikat speciale kërkon kohë, ashtu sikundër hetimi i krimit të organizuar. Nuk mund të krahasosh hetimin e prokurorisë së juridiksionit të zakonshëm të cilët procedojnë edhe me gjykim të drejtpërdrejtë.
Dua të orientoj dy gjëra e para retorikën politike apo mediatike. Jam imun dhe nuk kanë fare ndikim, as mua as prokurorët. Nuk na shqetëson. Të fundit që sollën ishin 12 hetuesit financiarë. Ju duhet të hidhni sytë edhe nga prokuroritë e zakonshme se ata hetojnë korrupsionin e vogël dhe qytetari është drejtpërdrejt i prekur aty."-tha Dumani.
Duke u ndalur te çështjet me natyrë korruptive, Dumani tha se këto dosje janë të vështira për t’u hetuar.
“Çështjet me natyre korruptive, apo të tenderave janë të vështira për t’u hetuar. Kërkojnë kohë, kërkojnë njerëz, kërkojnë teknika speciale të hetimit. Kur nis një hetim ku kombinohet hetimi historitë, por edhe hetim proaktiv, hetimi zgjat shumë. Nuk e them për shfajësim, por duhet ta marrim parasysh. Nuk mund të krahasojë një çështje që ne hetojmë me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Nuk duhet t’i mëshojmë shumë çështjes sasiore. Sa i takon transparencës, ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, njoftimet për shtyp. Ka edhe raste të rralla, kur bëjmë reagime publike për çështje të cilat tërheqim vëmendjen e opinionit publik.”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje