
Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Fierit Lefter Shehaj.
Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa në vend të tij është emëruar Rajmonda Bilalaj.
Lefter Shehaj ishte emëruar në këtë post në 3 dhjetor 2021.
Ndërkohë, Rajmonda Bilalaj ka mbajtur postin e kryetares së bashkisë së Patosit që nga viti 2011 deri maj të vitit 2023, kur postin e mori socialisti tjetër Fation Duro.
“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
1. Z. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.
Lini një Përgjigje