Kjo ka shtuar zërat se Malltezi është një nga kandidatet kryesore për marrjen e drejtimit të PD-së.
Sot Kuvendi votoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berisha.
Mes protestuesve ishte edhe e bija e Sali Berishës, Argita, e cila është parë shpesh kohët e fundit të marrë pjesë në aktivitetet e partisë që drejton de facto babai i saj.
Kjo ka shtuar zërat se Malltezi është një nga kandidatet kryesore për marrjen e drejtimit të PD-së.
Për këtë çështje, ajo u pyet sot në një lidhje direkte me emisionin “Breaking”.
Shumë qytetarë demokratë, deputetë dhe analistë e kanë parë ardhjen tuaj në Kuvend, si një mundësi për të ardhur në Partinë Demokratike...
Argita Malltezi: Unë besoj që kam qenë shumë e hapur dhe në parim, në gjithë jetën time jam e hapur në ato që them dhe mendoj, që e vërteta është arma më e fortë e njeriut. Unë këtë mundësi e kam pasur gjithmonë dhe fakti që nuk kam avancuar në ketë drejtim tregon që kam qenë e sinqertë. Ky nuk është një moment për të synuar kryesinë, për të shtrënguar radhët dhe për të qëndruar. Gjej rastin për t'u bërë thirrje shqiptarëve se ra barriera e fundit, ra Gjykata Kushtetuese. Vendimi i djeshëm ishte një tjetër rënie atyre barrikadave që shteti ligjor ngre në favor të çdo qytetari. Ndaj duhet të reagojnë, të qëndrojnë dhe të vrasin frikën.
A do e udhëheqë Berisha nga shtëpia dhe nëse do të mundeshit ju të jepnit kontributin tuaj?
Argita Malltezi: Berisha do ta udhëheqë opozitën dhe siç ka treguar, ka gjithmonë plan tjetër dhe mundësi tjetër për ta bërë, dhe do të ushtrojë gjithmonë mundësitë e tij për ta bërë. Unë do jap kontributin tim ashtu siç kërkohet sipas rrethanave duke dalë në shesh, si një nga demokratët, apo çdo funksioni tjetër shoqëror përveç se politik.
Nëse do ua kërkonin demokratët do bëhej Malltezi pjesë e garave?
Argita Malltezi: PD është një strukturë e mirëorganizuar dhe e konsoliduar në dekada dhe nuk është një grupim që vepron në mënyrë spontane( se duan disa bëhet diçka), ka procedura, ka statut, ka procese.
Nëse do hapej gara?
Argita Malltezi: Nuk mund të them, nuk kam një plan të tillë tani.
Lini një Përgjigje