TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 14:11

Mungoi në protestën e Berishës para Kuvendit, përgjigjet Ilir Meta

Shkruar nga Pamfleti

Mungoi në protestën e Berishës para Kuvendit, përgjigjet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk u shfaq sot krah Sali Berishës në protestën e thirrur ndërsa Kuvendi miratoi autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit.

I pyetur nga gazetarët se përse nuk ishte në protestë, Meta tha se me raste do jetë edhe ai dhe se do mbështesë çdo protestë në mbrojtje të parlamentarizmit dhe demokracisë.

“Kanë qenë do jem sipas rastit edhe unë do jem, edhe drejtues të PL do jenë. Përkrahim çdo protestë jo në mbrojtje të Berishës apo dikujt tjetër, por në mbrojtje të parlamentarizmit, demokracisë, pluralizmit, kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rivendosjen e normalitetit në vend. Pa asnjë dyshim në çdo nismë që synon gjallërimin e opozitarizimit në vend.

Nuk ka asnjë arsye të tillë, ne jemi bashkë në çdo çështje që është në interes të opozitarizmit, demokracisë”, tha Meta.

ilir meta sali berisha spak

Lini një Përgjigje