
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me vendimin e heqjes së imunitetit për ish kryeministrin Sali Berisha dhe i hap rrugë SPAK për arrestimin e tij.
Në një deklaratë për mediat, Meta shprehet se dhënia e autorizimit për arrestimin e Berishës është pjesë e programit të PS për eliminimin e opozitës.
Meta tha se PS po vepron me dy standarde, ndërsa quajti antikushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit që parashikon përjashtim deri në 2 muaj për deputetët që ndezin tymuese në kuvend.
“Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet.
Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi dhe e dini që vetëm pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e Kuvendit. Është një akt antikushtetues që synon asgjësimin e parlamentarizmit.
Këto ndryshime e kthejnë rregulloren në mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët të opozitës dhe për të eliminuar përfaqësimin në parlament.
Edhe ndryshimet që u bënë në ligjin e organizimit e Komisioneve Hetimore synojnë për të minuar llogaridhënie dhe transparencës”, tha Meta.
Lini një Përgjigje