TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 14:51

Braçe me maskë e Xhafaj i buzëqeshur, publikohen pamjet si reagoi Rama kur ngriti kartonin “pro” arrestimit të Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Braçe me maskë e Xhafaj i buzëqeshur, publikohen pamjet si
Edi Rama

Ditën e sotme u mbajt një prej seancave më të jashtëzakonshme plenare në vendin tonë, ndërsa u votua pro kërkesës së SPAK pë arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Një mori reagimesh pati në momentin kur SPAK-ut iu dha autorizimi për arrestimin e liderit historik demokrat.

Ndërsa deputetët e maxhorancës ngritën kartonët jeshilë “pro” arrestimit të Berishës, demokratët ngrinin flakadanët ngjyrë blu.

Mes tensioneve të mbështetësve të tij, të cilët thërrisnin kundër miratimit të kërkesës së SPAK, Berisha zgjodhi të heshtte dhe të mos e merrte fjalën në Kuvend.

Mes tymit të flakadanëve që mbaheshin nga demokratët, deputeti socialist, Erion Braçe mbante një maskë të zezë.

Kërkesa e SPAK për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit  Sali Berisha mori 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Seanca plenare që zgjati vetëm 10 minuta.

Braçe me maskë e Xhafaj i buzëqeshur, publikohen pamjet siBraçe me maskë e Xhafaj i buzëqeshur, publikohen pamjet siBraçe me maskë e Xhafaj i buzëqeshur, publikohen pamjet siBraçe me maskë e Xhafaj i buzëqeshur, publikohen pamjet siBraçe me maskë e Xhafaj i buzëqeshur, publikohen pamjet siBraçe me maskë e Xhafaj i buzëqeshur, publikohen pamjet siBraçe me maskë e Xhafaj i buzëqeshur, publikohen pamjet si

rama berisha

Lini një Përgjigje