TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 14:30

Meta i frikësohet arrestimit si Berisha, sulme ndaj SPAK: Po vepron me porosi nga Rama

Shkruar nga Pamfleti
Meta i frikësohet arrestimit si Berisha, sulme ndaj SPAK: Po vepron me
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ditën e sotme SPAK, teksa Parlamenti i dha autorizim Prokurisë së Posaçme për arrestimin e Berishës.

Ai tha se SPAK po vepron sipas direktivave të dhëna nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij, në Kongresin e fundit të PS qartësisht po jepte udhëzime për Prokurorinë e Posaçme.

Sipas Metës, edhe hetimet mes rradhëve të socialistëve janë të planifikuara nga Rama për të dhënë idenë se po ndëshkohen të dyja palët.

“Porositë janë dhënë dhe jepen nga kongreset e Partisë. Porositë janë publike dhe të qarta. Përpjekja për të krijuar iluzion sikur po goditen të dyja palët, është një regji e Edi Ramës. Sepse edhe në kohën e komunizmit goditeshin ministra, por kjo nuk bënte gjë tjetër veçse i shërbente regjimit. Edhe sakrifikimet e personave të caktuar, nuk janë gjë tjetër veçse një regji për të vazhduar të gjitha aferat. Përfituesi kryesor në gjithë këtë histori është Edi Rama”- u shpreh Meta.

 

ilir meta spak

Lini një Përgjigje