TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 15:51

Heqja e imunitetit të Berishës, Kulluri: Do të ketë debate në Kryesinë e PD

Shkruar nga Pamfleti

Heqja e imunitetit të Berishës, Kulluri: Do të ketë debate

Sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD Edvin Kulluri tha se në Kryesi do të ketë debate pas votimit në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se edhe ai vetë do të japë një mendim në Kryesi lidhur me këtë çështje.

Po ashtu ai shtoi se ka një paqartësi nga PD zyrtare lidhur me çështjen e arrestimit të Berishës.

“Beteja e 18 dhjetorit nuk ka qenë beteja ime, por beteja e PD zyrtare dhe e grupit të ‘Rithemelimit’. Përgjegjësinë për këtë e ka grupi Parlamentar dhe deputetët. Mendimin do e them në Kryesi. Do të diskutojmë përsëri në Kryesi për këtë çështje.

Do ketë edhe një debat brenda Kryesisë, nëse ka qenë vendimi i duhur apo jo. Do të ketë edhe një debat brenda Kryesisë nëse ka qenë vendimi i dukur apo jo. Kjo çështje do të jetë një çështje në vijim, por duhet të themi që qëllimi i Alibeajt është i qartë, ka bërë edhe relacion.

Të enjten nuk erdhi ta votonte. Pra nuk ka qartësi. Rëndësi ka kjo organizatë do të vazhdojë dhe a do të rritet apo jo? Unë kam vënë në dispozicion të kësaj partie integritetin tim, tezat politike që kam luftuar dhe po luftoj deri në fund”, tha Kulluri.

kulluri pd kryesi

Lini një Përgjigje