Kryeministri ka dashur të tregojë te Mitsotakis se për Belerin ka folur drejtësia dhe ai nuk ka se çfarë të bëjë më. E vetmja gjë që i ka mbetur është të largojë Jorgo Goron...
Pas presioneve dhe ultimatumeve të Athinës, kryeministri Edi Rama ka vendosur të largojë Jorgo Goron nga detyra e kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Edhe pse ai humbi në 14 maj, vijon të mbajë detyrën për shkak se Fredi Beleri i cili fitoi zgjedhjet ndodhet në burg.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në rrjetet sociale, ku teksa ka komentuar vendimin e GJKKO, e cila refuzoi t’i jepte leje Belerit të betohej, njofton se nuk ka më kuptim që kandidati humbës të rrijë më në atë detyrë.
Por Rama duket se është kujdesur të dërgojë dhe një mesazh te Athina Zyrtare. Postimin në rrjetin “X” ai e ka hedhur dhe në anglisht, teksa e ka shoqëruar me vendimin e Gjykatës së Posaçme për Belerin.
Kryeministri ka dashur të tregojë te Mitsotakis se për Belerin ka folur drejtësia dhe ai nuk ka se çfarë të bëjë më. E vetmja gjë që i ka mbetur është të largojë Jorgo Goron dhe ndoshta do të emërohet një nënkryetar nga radhët e PBDNJ, parti nga ku doli kandidat dhe Beleri. Pra duket se kryeministri ka hedhur një hap për të sheshuar raportet me Greqinë, e cila ka bllokuar hapjen e kapitujve të integrimit.
“Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”, shprehet Rama.
Nga leximi i vendimit të arsyetuar të GJKKO mbi mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, shoh të udhës të nënvizoj publikisht sa më poshtë:
— Edi Rama (@ediramaal) December 21, 2023
1. Mosdhënia e lejes për betim në kushtet e paraburgimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve,…
Reagimi i Ramës
Nga leximi i vendimit të arsyetuar të GJKKO mbi mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, shoh të udhës të nënvizoj publikisht sa më poshtë:
1. Mosdhënia e lejes për betim në kushtet e paraburgimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton përfundimisht një qëndrim korrekt ligjor, ashtu sikundër edhe refuzimi i gjykatës speciale ndaj kërkesës është qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.
2. Fakti që kryetari i zgjedhur i Himarës mbetet i tillë deri në fund të gjykimit dhe vetëm shpallja me vendim të formës së prerë do të përcaktojë mundësinë e tij për t’u betuar në rast pafajësie apo pamundësinë e tij për të mbetur kryebashkiak në rast fajësie, është po ashtu qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.
3. Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës.
Si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur.
Lini një Përgjigje