TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 21:42

"Opozita forcohet nga krizat", Alizoti: Sfida e PD, të rifitojë besimin e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

"Opozita forcohet nga krizat", Alizoti: Sfida e PD, të

Në seancën e sotme, Sali Berishës iu hoq imuniteti nga Parlamenti dhe kjo i hap rrugë SPAK-ut që të kërkojë masë shtrënguese sigurie.

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti shprehet se PD-ja do të arrijë të dalë nga kjo situatë e vështirë në të cilën gjendet.

Sipas Alizotit Partia Demokratike merr më shumë forcë dhe energji në raste krizash dhe vështirësish.

PD është një parti që është themeluar në vështirësinë e saj, është një parti që e vendos në vështirësi ka një aftësi të rigjejë veten. Opozita dhe PD do fillojë dhe do jetë po aq e fuqishme sa ka qenë por duhet të gjejë mënyrën. Opozita shqiptare është vënë në një sulm të paqenë, ka pasur një sulm të madh që ka qenë politik, mediatik, propagandistik plus dhe konflikti i brendshëm. Unë mendoj që shumë shpejt opozita nga ana teknike do gjejë zgjidhje. PD ka kaluar një krizë por është një parti që krizat i japin energji. Unë mendoj që kryetari do jetë prezent sepse Berisha është trashëgimia e PD”, tha ai.

Alizoti tha se Partia Demokratike ka si sfidë që të rifitojë besimin e qytetarëve.

“Duhet që PD të gjejë, ka një sfidë, si të gjejë zemrat e shqiptarëve si ta kthejë zemërimin e shqiptarëve. Kjo është sfida e madhe e opozitës. Ky është një proces që unë mendoj PD-në do ta bëjë më të fortë. Sot ndodhi teknikisht dhe bujrum të diskutojmë për të koordinuar dhe për të sjellë një PD moderne bashkë me frymën e Berishës”, u shpreh Alizoti në "Opinion".

tomor alizoti pd

Lini një Përgjigje