TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 22:49

“SPAK kishte të drejtë”/ Noka përplaset me Spahiun: Je një nga armiqtë më të betuar të Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK kishte të drejtë”/ Noka përplaset me Spahiun:

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar heqjen e imunitetit ndaj ish kryeministrit Berisha, tha se ky i fundit me moszbatimin e masës së parë të sigurisë , nuk i la rrugë tjetër drejtësisë veçse ta arrestonte.

Komentet e Spahiut shkaktuan më pas një debat në emisioni “Top Story” në të cilin ishte prezent dhe deputeti i PD-së Flamur Noka. Noka i ndërpreu fjalën Spahiut teks deklaroi se ai është një ndër armiqtë më të betuar të Sali Berishës.

Pjesë nga debati në studio:

Spahiu: Të gjitha palë kanë të drejtë në kërkesat ligjore. Strategjia e mbrojtjes së zotit Berisha e cila godiste të gjitha fazat ishin të ndërtuara mirë. Të gjitha këto aksione politike juridike mund të ndiqeshin deri në fund, por duke ekzekutuar vendimin. Sali Berisha të shkonte në prezencë të policisë gjyqësore atëherë SPAK nuk do kishte hapësirën ligjore…mos ekzekutimi i la hapësirë. Le të gjejë Genci një rast që një qytetar nuk shkon të paraqitet siç nuk bën Berisha. Pse për të duhej bërë përjashtim. SPAK ka të drejtë.

Noka: Është një nga armiqtë më të betuar të Sali Berishës

Duma: E pyeta për procedurë. S’ka nevojë të më sqarosh. Nuk i heq arsyetimin askujt

Noka: Të gjithë këta që mbrojtën aktet e pakushtetueshme janë militantë të regjimit të gjithë

Duma: A nuk mendoni se i përjashtoni të gjithë kështu dhe ju duhen ca njerëz?

Noka: Jeni gabim ju, Kush mbron shkeljen e kushtetutës pavarësisht mllefit që ka për individin….

spak spahiu

Lini një Përgjigje