Ish kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit nuk nguroi të gënjejë sërish në lidhje me përgjegjësitë e tij në çështjen Partizani.
Berisha u shpreh se nuk ka asnjë fakt apo provë për ta burgosur atë dhe “nuk do kenë kurrë”.
“Unë jam Sali Berisha, me fuqinë e të vërtetës nuk mposhtem kurrë. Jo në shtëpi, apo në qeli, apo në ndonjë ishull, por edhe në Hënë po të më çojnë unë do të gjej mënyrën për të bërë opozitë”, tha ai.
Sipas Berishës arsyeja se përse duan ta burgosin, është sepse janë “të tmerruar”, teksa shtoi se për ta goditur “përdorin kodin e mafies”.
Ai shtoi se “unë nuk jam as i akuzuar, jam thjesht një person nën hetim, për të cilin pas tre vitesh hetimi shterues nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument kundër meje”.
Lini një Përgjigje