
Pas tërheqjes së Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka reaguar nga burgu.
Përmes një deklaratë publike ai përgëzon kryeministrin Rama për vendimin e marrë, duke e cilësuar një hap pozitiv. Po ashtu Beleri shprehet se Rama më në fund e kuptoi se fitues i zgjedhjeve është ai.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi dy hapa shumë të rëndësishëm drejt realitetit. Shtatë muaj pas zgjedhjeve bashkiake ai mësoi se qytetarët e Himarës më zgjodhën mua për kryetar bashkie dhe e dërguan në shtëpi kryetarin e mëparshëm që ishte i zgjedhuri i tij. Ai në fakt nuk dha dorëheqjen, por hoqi dorë nga posti i tij i humbur prej kohësh. Në fund të fundit, ai ishte një kukull. Përshëndes hapat e rëndësishëm të Edi Ramës drejt realitetit”, shprehet Beleri.
Sipas Belerit, kushdo që merr detyrën e kryetarit të përkohshëm, duhet të jetë një nga këshilltarët e fraksionit bashkiak me të cilin fituan zgjedhjet. “Ai nuk mund të jetë pa lidhje me votën e popullit të Himarës kundër zgjedhjeve të fundit bashkiake”, shprehet Beleri.
Lini një Përgjigje