TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2023, 14:21

Buxheti 2024, Orjola Pampuri: Miliona euro për PPP, ndërsa pensionistët në kufirin e varfërisë

Shkruar nga Pamfleti

Buxheti 2024, Orjola Pampuri: Miliona euro për PPP, ndërsa

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri tha se për pensionistët dhe prindërit tanë, nuk duhet ndalur së foluri çdo ditë të vitit.

Në një postim të bërë Facebook, Pampuri shkruan se është e papranueshme që në këtë fundvit pensionistët përballen me pamundësi për tu ndjerë nën atmosferën e festave të fundvitit, si çdo qytetar i këtij vendi.

Pampuri tha se qeveria hedh miliona euro për koncesione e PPP, ndërsa pensionet u rritën me një vlerë prej vetëm 600 Lekë

Ajo nënvizoi se sot, mbi 700 mijë qytetarë, pensionistë gjenden në kufirin e varfërisë, pasi të ardhurat e tyre mujore janë nën minimumin jetik.

“Në një vend ku qeveria akordon qindra miliona euro në vit për djegësa që nuk punojnë, për analiza e instrumente mjekësore që nuk adresojnë në mënyrë reale sëmundshmëritë dhe pasojat në shëndetin publik të popullatës e as justifikojnë impaktin ndaj qytetarëve, taksapaguesve të këtij vendi.

Edhe nga ana tjetër ka munguar një trajtim financiar për qindra mijëra qytetarëve, pensionistët e Shqipërisë, për tu mundësuar një jetesë që së paku të ndjehen të denjë për kontributin dhjetëra vjecar që ata kanë dhënë shoqërisë sonë shqiptare, për ekonominë e vendit, për kombin dhe për vetë brezat që i kanë përvijuar.

Përgjatë gjithë këtij viti, pensionet u rritën me një vlerë prej vetëm 600 Lekë në muaj apo 20 lekë në ditë. Qeveria shpërndau një fond vetëm 2 javë para nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale, pavarësisht se ishte në shkelje të Kodit Zgjedhor për përdorimin e programeve të qeverisë me efekte financiare. Një fond i dytë u shpërnda vetëm për 3 muaj e fundit të vitit.

Sipas të dhënave të INSTAT çmimet e produkteve të shportës përgjatë vitit që po mbyllim janë rritur së paku 15% krahasuar me një vit më parë. Sipas EUROSTAT vetëm për muajin nëntor indeksi mesatar në Shqipëri shënoi vlerën 4.5%, rritje kjo më e lartë se sa vetë mesatarja e vendeve të eurozonës që ishte vetëm 3.1%. Për 11 muaj radhazi më shumë se gjysma e produkteve bazë të konsumit të popullatës vijoi të kishte një rritje me dyshifra, një trend që tregon për vështirësim të fuqisë blerëse në vend.

Dukshëm kjo shtesë prej vetëm 600 lekë në muaj përgjatë harkut kohor 12 mujor, nuk ka mundur të përballojë as gjysmën e barrës së shpenzimeve shtesë nga efekti i rritjes së çmimeve të produkteve bazë.

Raporti i zëvendësimit është duke arritur drejt ezaurimit, ku për vitin 2022 ishte 1.1 kontribues për 1 pensionistë. Më shumë se 1/3 e fondit të pensioneve plotësohet nga të ardhurat e buxhetit të shtetit, çka po e bën të gjithë skemën të jetë në rrezik afatgjatë.

Zgjidhje për të ndryshuar situatën sigurisht që ka, por kjo qeveri e ka dëshmuar për 10 vite tashmë që ska asnjë lloji vullneti për ta zgjidhur. Mjafton të vështrosh hendekun midis pagave dhe pensioneve që nga viti në vit thellohet e ku sot, një pension është sa ¼ e pagës mesatare.

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë si ligjvënëse propozuam 8 amendetet për buxhetin e vitit të ardhshëm, me synim në radhë të parë fokusimin ndaj njerëzve, ndaj qytetarëve që përballen me vështirësitë, ndaj pensionistëve dhe të pamundurve, ndaj fermerëve, ndaj të rinjve dhe ndaj biznesit.

Ky buxhet i ka të gjitha mundësitë për të bërë rishpërndarjen e duhur të taksave të tyre në shoqëri. Një jetë me dinjitet e meriton çdo familje shqiptare, dhe shteti ka detyrimin moral dhe përgjegjësinë ta mundësojë", shkruan ajo në Facebook.

Lini një Përgjigje