Njihuni me 11 deputetët dhe familjarët e tyre që kanë dhënë qindra mijëra euro para borxh...
Një numër i madh deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë kanë aq shumë para, sa kanë filluar të ndihmojnë të afërm e miq, madje duke zëvendësuar edhe bankat. Në deklarimet që kanë bërë për vitin 2022 në ILDKP, vihet re se shumë emra të njohur kanë dhënë para borxh. Madje disa në vlera jashtëzakonisht të larta.
Nuk e dimë nëse është një skemë fajdesh apo pastrimi parash, por ky fenomen nuk ka ekzistuar shumë më përpara. Nga një verifikim i “Pamfletit” te deklarimet që ata kanë bërë, janë së paku 11 emra që i kanë hyrë këtij “biznesi”.
Në krye të listës është Agron Shehaj, i cili ka dhënë dy herë para borxh në vlera shumë të larta. Një herë mbi 2 milionë euro dhe një herë 115 mijë euro. Ai ka deklaruar se i ka vënë nga biznesi ato para. Gruaja e Bledar Çuçit ka dhënë 500 mijë lekë borxh, ndërsa Fation Veizaj ka dhënë hua 10.100 euro + 700 mijë euro. Flamur Hoxha ka dhënë 1.936.000 lekë, ndërsa Luljeta Bozo 2.400.000 lekë.
Ludovik Hasani e ka lëshuar dorën duke dhënë hua në 6 raste: 12.137.529 lekë + 50 mijë euro+ 25.000 euro + 6500 euro + 7000 euro + 15 mijë euro. Paulin Sterkaj ka dhënë 120 mijë euro, ndërsa Lefer Gështenja 1 mln lekë.
Dy emra që po ashtu bien në sy janë Monika Kryemadhi dhe Shkëlzen Berisha. Kryemadhi ka dhënë 20 mijë euro borxh duke deklaruar se i ka fituar nga shitja e aseteve. Por i çuditshëm është veprimi i djalit të ish-kryeministrit. Ai ka dhënë afro 100 mln lek të vjetra borxh, të ndara në disa persona: 2 mln lekë + 2.760.000 lekë + 2.672.447 lekë + 3.659.900 lekë. Pra duket sikur tani deputetët dhe familjarët e tyre kanë filluar të rivalizojnë bankat.
Emrat që kanë dhënë para borxh
1. Agron Shehaj- huadhënie 2.075.397 euro dhe 115.000 euro
2. Gruaja e Bledi Çuçit, dhënë hua 500 mijë lekë
3. Fation Veizaj, dhënë hua 10.100 euro+ 700 mijë euro
4. Flamur Hoxha, huadhënie 1.936.000 lekë
5. Ludovik Hasani, huadhënie 12.137.529 lekë + 50 mijë euro+ 25.000 euro+6500 euro+7000 euro+15 mijë euro
6. Lujeta Bozo, huadhënie 2.400.000 lekë
7. Paulin Sterkaj, huadhënie 120 mijë euro
8. Albana Vokshi, huadhënie 2 mijë euro
9. Lefter Gështenja, huadhënie 1 mln lekë
10. Monika Kryemadhi, huadhënie 20 mijë euro
11. Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës huadhënie: 2 mln lekë + 2.760.000 lekë + 2.672.447 lekë + 3.659.900 lekë
/Pamfleti
Lini një Përgjigje