Kryeministri shqiptar, i cili ka qenë nën presionin e vetos greke, tashmë po përpiqet të manovrojë për të shpëtuar dhe uzurpuar me mjete të tjera Bashkinë e Himarës
Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të larguar Jorgo Goron nga drejtimi i Himarës vijon të bëjë bujë në mediat greke. Edhe pse fillimisht u cilësua si një fitore e Mitsotakis, duket se mediat vendase nuk i zënë shumë besë kryeministrit shqiptar.
“Protothema” ka pasqyruar sot një reagim të Fredi Belerit, teksa përmend dhe ajo faktin se largimi i Goros nuk zgjidh gjë, nëse në vend të tij emërohet dikush tjetër.
“Për Athinën, e cila po ndjek nga afër zhvillimet, reagimi nuk duhet të kufizohet në dorëheqjen e Goros dhe emërimin e një administrate të përkohshme në Bashkinë e Himarës, por duhet të ketë njohje reale të rezultatit me betimin e vetë Belerit. Ose të paktën të emërohet kryetar i përkohshëm njëri prej Këshilltarëve Bashkiak të zgjedhur. Kryeministri shqiptar, i cili ka qenë nën presionin e vetos greke, tashmë po përpiqet të manovrojë për të shpëtuar dhe uzurpuar me mjete të tjera Bashkinë e Himarës”, shkruan media greke.
Në të njëjtën linjë është edhe “CNN”, grek i cili përmend dhe deklaratat e Vangjel Dules, që tha se Goro është dorëhequr. “Duket se në orët në vijim qeveria Rama do të vijojë me emërimin e kryebashkiakut të saj në Himarë, duke anashkaluar Fredi Bellerin , i cili është fituesi i zgjedhjeve, por mbetet në burg dhe gjyqi i tij është në vazhdim”, shkruan media grek.
Gjykata në vendimin e saj shpreh se zëvendësimi i Goros duhet të bëhet sipas praktikave europiane, por nuk dihet nëse do kemi zgjedhje apo emërim. Dhe nëse është emërim, kush do të emërohet kryetar bashkie dhe si?
Lini një Përgjigje