TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Dhjetor 2023, 13:06

Protesta në Serbi frymëzon Berishën: Të ngrihemi edhe ne të rrëzojmë Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Protesta në Serbi frymëzon Berishën: Të ngrihemi edhe ne

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se e vetmja rrugë për të rrëzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama është mosbindja civile.

I pyetur nga një ndjekës se kur do të ngrihen në protesta të fuqishme opozitarët në Shqipëri, ashtu siç po ndodh edhe në Beograd, Berisha tha: “Secili nga ne duhet të shtrojë një pyetje: A ka zgjedhje me Edi Ramën? Nëse i japim përgjigje kësaj pyetje, i japim zgjidhje problemit. Nëse ne mendojmë dhe themi që ka zgjedhje me Ramën ne bëhemi bashkëpunëtorë me një farse elektorale të shëmtuar”.

Ai u shpreh se Rama dhe Vuçiç përdorin banditët e tyre për të kontrolluar votën, por theksoi se nëse presidenti i Serbisë nuk bën zgjedhje të lira, kryeministri shqiptar ‘bën zgjedhje shumë më pak të lira se Vuçiç’.

Berisha tha se rruga e vetme e rrëzimit të Ramës është mosbindja civile dhe ngritja e qytetarëve, të cilëve i bëri thirrje që të bashkohen dhe të ngrihen për tu përballur me këtë regjim.

“Dua të përshëndes opozitën serbe, e cila me zërin e saj po i tregon mopokratit, diktatorit të bazuar në banda, Vuçiç padronit të Edi Ramës. Ajo është një shkallë përgjegjësie ndaj vendit të tyre. Dua të garantoj çdo shqiptar se Aleksandër Vuçiç nuk bën zgjedhje të lira, por Edi Rama bën shumë më pak zgjedhje të lira. Ata përdorin banditët, mediat dhe rrugë të paligjshme për të kontrolluar votat. Secili nga ne duhet të shtrojë një pyetje?

A ka zgjedhje me Edi Ramën. Nëse ne mendojmë se ka zgjedhje me Edi Ramën vetëm se bëhemi bashkautor në një farsë elektorale. Ata që besojnë se zgjedhjet me Edi Ramën mund të fitohen, ata bien në një utopi dhe i bëjnë një shërbim të madh Edi Ramës. Ata që mund të mendojnë se komunitetin ndërkombëtar mund të detyrojë Edi Ramën, e keni gabim. Qytetarët shqiptarë mund ta largojnë Edi Ramën.

Ne jemi forca politike që nuk pranojmë që Shqipëria të mos ketë zgjedhje. Opozita e Beogradit u fut në Parlament sepse mopokrati i Serbisë u grabiti votën. Opozita shqiptare duhet të largojë me të gjitha mjetet armikun më të egër të tyre. Unë besoj se kjo është rruga që duhet të ndjekim. Sali Berisha është rikthyer, është sot në kreu të PD për asnjë interes të tij personal. Është kthyer me një qëllim që opozita të fitojë, që vota e tyre të mos dhunohet më.iqin se ka dërguar huliganët që provokuan dhunën”, tha Berisha.

 

berisha serbi protesta

Lini një Përgjigje