TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Dhjetor 2023, 19:51

Nesër GJKKO vendos për ‘fatin’ e Berishës, Bejko: Ai kërkon të futet në burg, do të viktimizohet!

Shkruar nga Pamfleti

Nesër GJKKO vendos për ‘fatin’ e Berishës, Bejko: Ai

Demokrati, Roland Bejko duke folur lidhur vendimin që pritet të mare GJKKO mbi kërkesën e SPAK për të caktuar ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën, tha se ky i fundit do që të merren masa ekstre ndaj tij.

Në një intervistë për emisionin “Kontrast” në Report Tv, Bejko u shpreh se Berisha uron që të lihet në ‘arrest me burg’ dhe një situatë të tillë ta përdorë për t’u viktimizuar duke u bazuar në akuzat e tij ndaj pushtetit që e ka cilësuar si ‘regjim’.

“Ai uron që jo ta lënë në arrest shtëpie por ta cojnë në burg qe të luajë rolin e një Mandele. Duke përfituar nga narrativa që ka krijuar është se kemi të bëjmë me një regjim...e gjëra të tilla”, tha Bejko.

Ndërsa sa i takon pjesës tjetër që e ka mbështetur Berishën gjatë kësaj periudhe, Bejko tha se dyert për ta janë të hapura dhe se janë të justifikuar nga faji, duke theksuar se ish-kryeministri shfrytëzoi depresionin e demokratëve pas humbjes së zgjedhjeve parlametnare të 2021-shit.

“PD i ka dyert e hapura për të gjithë anëtarët e saj përjashtuar ata që kanë probleme me drejtësinë. Pjesa tjetër, patjetër që është e mirëpritur, nëse ata pranojnë të vijnë do të thotë se është një lloj pendimi. Nuk kanë faj, Berisha shfrytëzoi depresionin që i kapi demokratët pas humbjes së zgjedhjeve të 2021-it, u premtoi atyre se përmes karizmës së vetë brenda 6 muajve do rrëzonte Ramën por nuk ndodhi.  Doli ajo që thamë ne, Berisha ka dalë aty për hallin e vetë, të mbledhë sa më shumë njerz për t;u thënë ndërkombëtarëve të bëjnë kujdes se mund të shkaktojë destabilizim si në vend ashtu edhe në rajon. Në fund doli sic thashë unë, përfundoi vetëm”, shtoi Bejko.

Më tej Bejko krahasoi situatën ku ndodhet Berisha me fundin e ish-liderit të Libisë, Gadafi, duke thënë se tashmë ish-kryeministri është i vetmuar.

Berisha e ka ditur fatin që kur u shpall “non grata”. Nesër është fillimi i mbylljes së karrierës së Berishës të dalë me turp nga politika.  Unë e shikoja Gadafin disa ditë para se të ndodhte ajo, futur në turmë të madhe të nejrëzve dhe po këta qytetarë ishin të njëjtët që duartrokitën edhe fundin e tij”, tha nënkryetari i PD.

Pasi Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit, të nesërmen (26 dhjetor), Gjykata e Posaçme me kryesuese Irena Gjokën, mblidhet për të dhënë vendimin mbi kërkesën e SPAK për arrest shtëpie për Sali Berishën i cili akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.

berisha bejko

Lini një Përgjigje