Sot ishte hera e parë që Ilir Meta u shfaq në publik pas gati 2 vitesh në burg, teksa u pa edhe një ndryshim në pamjen e ish-presidentit, i cili qëndron prej më shumë se një viti i izoluar në “Burgun 313”.
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 11 Maj seancën për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të pandehurit e tjerë.
Në seancën e parë të themelit që pas arrestimit në 2024, ish-Presidenti Ilir Meta u shfaq në kafazin e qelqtë, nga ku foli për një proces të montuar politik.
“Gënjeshtra, shpifje e kallëzues të rremë! Një proces i turpshëm!”, u dëgjua të thotë Meta brenda kafazit të qelqtë.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokates së Fatime Kryemadhit, e cila kërkoi më herët ndërprerje të seancës, për shkak se nuk ka në prokurë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar.
Sot ishte hera e parë që një gjyq i Metës transmetohej direkt në media sociale apo në televizion, teksa u pa edhe një ndryshim në pamjen e ish-presidentit, i cili qëndron prej më shumë se një viti i izoluar në “Burgun 313”.
Më herët avokatit Kujtim Cakrani iu refuzua nga gjykata për arsye sigurie kërkesa që ish-Presidenti të mos mbahej në kafaz.
Duke iu drejtuar gazetarëve avokati tha: “Ja e patë, nuk i referohet Sarkozisë, por rastit të një terroristi algjerian”.
Kujtim Cakrani kundërshti pati edhe në sallën e gjyqit.
“Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit. Është për turpin e të gjithëve, për turpin e drejtësisë së re ky lloj trajtimi. Unë e di që ju do ta rrëzoni, por dua ta argumentoni se si. Unë nuk bisedoj dot me presidentin për sa kohë ndahemi me xham. Ne nuk jemi të barabartë kështu. Siç e kam unë të bazuar kërkesën, e dua edhe vendimin tuaj të bazuar. Në salla si kjo janë gjykuar Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia si kriminelë. Edhe prapë nuk kanë qenë kështu. Janë trajtuar me më shumë dinjitet”, ka thënë ai.
Meta, i cili akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie, ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt për publikun, me qëllim garantimin e transparencës së plotë.
Në sallë ishte edhe Monika Kryemadhi, e cila nuk ka përshëndetur Metën në kafaz, që nderkohë po nënshkruante dekladaten për lejimin e kamerave.
Ashtu ne kafaz ta mbani qenin, nje qeëbesire qe qelbi majat e shtetit.