TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 11:23

Seanca në GJKKO, Monika Kryemadhi shmang përshëndetjen me Ilir Metën; fjalët e para të ish-presidentit

Shkruar nga Pamfleti
Seanca në GJKKO, Monika Kryemadhi shmang përshëndetjen me Ilir
Ilir Meta në GJKKO

Ish-Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në sallën e gjyqit, duke u shfaqur në kafazin e xhamit, teksa përshëndeti publikun me dy gishtat lartë.

Ilir Meta ka bërë gjithashtu me duar simbolin e shqiponjës duke thënë fjalët: “Shqipëria e shqiptarëve”.

“Unë jam në pozita të pabarabarta. Në pozita të pabarabarta janë ata që i ka përzgjedhur Charls McGonigal për të montuar me shpifje me gënjeshtra, me kallëzues të rremë një proces të turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Republikës. Prandaj ju ftoj që nga sot deri në sekondën të transmetoni live këtë proces”, tha Meta. 

Në sallë është futur edhe Monika Kryemadhi, e cila nuk ka përshëndetur Metën në kafaz, që nderkohë po nënshkruante dekladaten për lejimin e kamerave.

Pak minuta më parë ka nisur seanca e parë e gjyqit në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre të bashkëpandehurve.

Në këtë proces Meta e Kryemadhi do të përballen me akuzat e "korrupsionit", "pastrimit të parave" dhe "fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë".

 

afera cez-dia ilir meta ne gjkko

1 Komente

  1. L
    LIKJA

    FUTENI EDHE KETE SHURRAQEN BRENDA

    Lini një Përgjigje