Kreu i SPAK, Klodjan Braho, paralajmëroi se përfundimi i mandatit të prokurorëve të posaçëm dhe mungesa e të drejtës për rikandidim pritet të ndikojnë në ritmin e hetimeve, duke sjellë një ngadalësim të përkohshëm të proceseve.
Sipas tij, ndryshimi i prokurorëve sjell edhe diferenca në mënyrën e trajtimit të çështjeve, veçanërisht për shkak të nivelit të eksperiencës.
“Sesi do të ndikojë ndryshimi i prokurorëve, është e ndryshme mënyra sesi e heton dhe e përfaqëson një prokuror që ka eksperiencë të gjatë, me një prokuror që vjen me ditën e parë dhe përballet me një organizatë kriminale. Duhet pasur parasysh që nuk kanë eksperiencën e mëparshme,” u shpreh Braho.
Ai theksoi se ndërsa proceset gjyqësore pritet të vijojnë me të njëjtin ritëm, faza e hetimit do të ndikohet drejtpërdrejt nga ky tranzicion.
“Proceset gjyqësore do të vijojë me të njëjtën shpejtësi. Në hetim do të ndikojë dhe do të ngadalësojë shpejtësinë. Do të jetë e përkohshme”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje