TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 11:18

“Qenke bërë intelektual me syze!”, Kryemadhi shkon në GJKKO, batuta me gazetarët

Shkruar nga Pamfleti

“Qenke bërë intelektual me syze!”, Kryemadhi shkon në

Ish deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë herë në ambientet e SPAK, në zbatim të vendimit të Gjykatës që ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Edhe sot, ajo ka shkëmbyer batuta me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave të pranishëm në hyrje të institucionit.

"Përshëndetje, si jeni? Qenke bërë intelektual me syze sot", tha me batuta Kryemadhi.

Kryemadhi është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-presidentit Ilir Meta, tashmë ish-bashkëshorti i saj dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.

Lini një Përgjigje