TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 11:08

U "dogj" nga Ilir Proda, ish-drejtoresha e BKH merr postin e ri në Policinë e Shtetit

Shkruar nga Pamfleti
U "dogj" nga Ilir Proda, ish-drejtoresha e BKH merr postin e ri
Aida Hajnaj

Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj është emëruar në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Sipas ligjit të Policisë së Shtetit, ajo duhej të ishte kthyer në të njëjtën detyrë ku ka qenë më parë, dhe mosrikthimi i saj nga ish-kryepolici Ilir Proda, e detyroi ngritjen e padisë nga ana e saj në Gjykatën Administrative, çka çoi në anulimin e garës për departamentet në Policinë e Shtetit.

Aida Hajnaj u emërua në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit më 30 korrik të vitit 2020 dhe u lirua nga detyra më 1 shtator 2025.

Më herët ajo mbante pozicionin e zëvendësdrejtores së Policisë së Shtetit, funksion që mbante prej 2018-ës. Po ashtu Hajnaj ka ushtruar detyrën drejtores së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin pranë Policisë së Shtetit.

Sa i takon drejtuesit të ri të BKH-së, drejtimin e institucionit e ka marrë Joni Keta. 

ish-drejtoresha e bkh aida hajnaj

Lini një Përgjigje