Ish-presidenti Ilir Meta është shfaqur sot në kafazin e xhamtë të sallës së gjyqit për herë të parë që nga arrestimi bujshëm më 21 tetor 2024.

Këtë të hënë, 27 prill 2026, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, si dhe tre të pandehurve të tjerë për të njëjtën dosje hetimore.
Gjatë hyrjes në sallë ai ka përshëndetur publikun, fillimisht me dy gishtat lart dhe më pas ka bërë shqiponjën me duar, duke thënë 'Shqipëria, e shqiptarëve!'
Gjatë fjalës së tij, ai hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj procesit gjyqësor, duke e cilësuar atë të padrejtë.
“Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar. Nga sot deri në momentin e fundit, ju ftoj të ndiqni dhe transmetoni seancën”, u shpreh Meta nga kafazi i xhamit, i cili ësht shfaqur me një 'look' të transformuar.
Meta, i cili akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie, ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt për publikun, me qëllim garantimin e transparencës së plotë.
Për këtë, ai i është drejtuar më herët gjykatës me një letër të posaçme, ku thekson se transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim për çdo institucion dhe funksionar publik.
Përfaqësues të Partisë së Lirisë ndodhen në Gjykatën e Posaçme për të ndjekur nga afër seancën.
Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024, teksa po hynte në Tiranë, në një operacion të forcave speciale. Pamjet e arrestimit mbeten dalja e tij e fundit publike.
Deri më tani, Meta i ka mohuar të gjitha akuzat, teksa është shfaqur në këtë proces për herë të parë një përballje të drejtpërdrejtë me prokurorët në sallën e gjyqit, në prani të kamerave.
Ilir, kerma , shtiret si Hero, ndersa , Shurraqa Monika, nuk e kuptova, cfare donte te thoshte me shenjat qe bente, ndoshta e konsiderojne veten si me pare. Keta LANGARAQER, se bashku me BERISHOVICIN, filluan shkaterrimin e gjitheckaje qe kishte ky vend, BUJQESI, USHTRI, EKONOMI, INFRASTRUKTURE, INSITUTET, etj, te gjitha keto me reperkusione edhe ne karakterin e traditat e Shqiptareve. Keta, me cfare permend me siper, qe jane te miremenduara, jane pergjegjes per largimin e Shqipetareve. REZULTATET QE KANE PRURE, JANE KORRUPSION, IMORALITET, BIG BRODHER, ETJ. Atje ku je te pafshim Ilir, e se shpejti , do te vij edhe Berisha. Pregatit sapunet. e meritoni ke te fund