TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 11:29

Seanca për Metën, gjyqtarja ndërpret transmetimin LIVE; me Kryemadhin i ndan kafazi i xhamit

Shkruar nga Pamfleti
Seanca për Metën, gjyqtarja ndërpret transmetimin LIVE; me
Ish presidenti Ilir Meta

Ditën e sotme në GJKKO po mbahet gjyqi në themel për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të akuzuarit e tjerë.

Për herë të parë kjo seancë po transmetohet live në profilin e Facebook të Ilir Metës, por vetëm pas disa minutash gjyqtarja ka ndërprerë transmetimin.

Avokati i Metës kërkoi edhe një herë me tone të larta, që Meta të mos mbahet në kafaz xhami.

Seanca për Metën, gjyqtarja ndërpret transmetimin LIVE; me

Në seancën e sotme, gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, për tre të pandehurit e tjerë, nënën e Monika Kryemadhit, Fatimen, dhe Ema Çokun, mikeshë e ish deputetes, të dyja të akuzuara për pastrim parash, dhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.  

Seanca për Metën, gjyqtarja ndërpret transmetimin LIVE; me

GJKKO pritet të marrë vendim edhe mbi kërkesën e Metës specifikisht për transmetimin live të seancës.

 

seanca për metën

Lini një Përgjigje