
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një episod, që tregon se në çfarë niveli ka degraduar policia shqiptare.
Sipas tij, një qeni të antidrogës ju dha mbidozë lënde narkotike dhe ngordhi, pasi qeni ishte shumë i aftë në zbulimin e drogës. Sipas gazetarit, policisë po i prishte punë sepse po kapte shumë ngarkesa.
“Qeni antidrogë po kapte më shumë. Por që qeni ta nuhasë, edhe atij i jepet lënda narkotike që t’i zhvillohet nuhatja. Pastaj pa pritur u dha lajmi që qeni u hodh nga kati tretë dhe ngordhi. Kishte marrë mbidozë. U gjet që qeni kishte përdor lëndë narkotike. Qeni u bë pengesë, se nuk reagonte pozitivisht. Nuk e hante urdhrin. Ca ti bënin, i dhanë mbidozë”, tha ai në “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje