
Analisti Fatos Lubonja, duke folur lidhur me pyetjen se “kush i nxjerr dosjet e SPAK?”, tha se problemi madhor i Prokurorisë së Posaçme nuk duhet të jetë ajo që shkruajnë gazetarët.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lubonja tha se gazetari ka të drejtë të publikojë çdo informacion që i bie në dorë, por se duhet të jetë selektiv në atë që publikon duke pasur parasysh vetëm interesin publik.
“Po flasim për etikë, sipas prokurorit që foli në Gjykatën Kushtetuese. Etika e gazetarit varet, sepse mund të nxjerrë gjëra edhe nga jeta private i ndonjë individi. Ke qejf ta botosh, por mendoj se duhet botuar çka është në interes të publikut. Nuk di nëse është ky problemi i SPAK.
Një gazetar publikoi një dokument me vulë gjykate. Problemi është a duhen dalin këto, a duhen hetuar apo jo ku janë edhe me vulë. Ky është problem që ha debat, disa dosja mund të nxirren edhe për politikat e veta të SPAK”, tha Lubonja.
Lini një Përgjigje