TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2025, 20:23

Nesër seanca për dosjen “Partizani”, Petraj: Në ditën e vdekjes së Enver Hoxhës, GJKKO t’i japë fund zvarritjes

Shkruar nga Pamfleti

Nesër seanca për dosjen “Partizani”, Petraj: Në

Gjykata e Posaçme po zvarrit prej muajsh dosjen “Partizani”, duke mos marrë asnjë vendim nëse do të kalojë për gjykim apo jo.

Mbi këtë zhvillim ka folur avokati Edmond Petraj i cili me ironi deklaroi se për koicidencë, nesër është dhe data e vdekjes së diktatorit Ever Hoxha.  

Afatet kanë tejkaluar shumë, por për ironi nesër është 11 prilli, vdekja e Enver Hoxhës. Unë dyshoj edhe te pjesa e veprimit të gjyqtares së seancës paraprake, që revokoi masën dhe mendoj se mund të ketë një surprizë tjetër, mbetet për t’u parë. SPAK duhet ta verifikojë, nëse nesër do kemi pushim të akuzës dhe kjo nuk do jetë gjë e mirë për SPAK, për pjesën e kualifikimit të veprës penale, ndoshta duhet të kishim kualifikim tjetër të veprës. Nesër nëse nuk ka ndonjë surprizë me mungesë avokati dhe gjyqtari, mendoj se dosja do kalojë patjetër në gjykim. Por do parë nga surprizat. Berisha është i pandehur, është thirrur i pandehur aktualisht, çështja është në seancë paraprake. Nesër është thjesht nëse dosja kalon në gjykim të zakonshëm, pushohet akuza apo rikthehet për plotësim procedurash me afat për SPAK. Për fushatën mendoj se ai nuk preket te kjo dosje, mund të ketë elementë të tjera, por jo te kjo”, shpjegoi avokati për Report Tv.

 

Lini një Përgjigje