TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2025, 15:34

Prej katër ditësh i zhdukur në Malin e Pashtrikut, gjendet trupi i pajetë i  27-vjeçarit nga Hasi!

Shkruar nga Pamfleti
Prej katër ditësh i zhdukur në Malin e Pashtrikut, gjendet trupi
27-vjeçari, Ajet Lleshi

Është gjetur i pajetë ditën e sotme 27-vjeçari, Ajet Lleshi, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 6 prill në zonën malore të Pashtrikut në Has.

I riu ishte larguar mëngjesin e n prillit nga shtëpia për të shkuar në mal për të prerë dru në pyll, por gjatë kthimit ai ka humbur kontaktet me familje. Rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja humbi kontaktet edhe me babanë e 27-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit dhe pas disa orësh, e gjetën Rizaun në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike.

Gjatë kërkimeve të vazhdueshme, babai i tij është ndjerë keq për shkak të lodhjes dhe stresit, duke humbur ndjenjat por fatmirësisht është ndihmuar nga të afërmit në kohë.

Kërkimet më pas kanë vazhduar për 4 ditë me radhë për gjetjen e 27-vjeçarit, si nga toka me anë të forcave të ushtrisë, ashtu dhe nga ajri me asistimin e një helikopteri të forcave të armatosura. Asistim ka pasur edhe nga ekipi i kërkim-shpëtimit malor i Kosovës që ka bërë të mundur kontrollin me dron të malit të Pashtrikut ku i riu humbi kontaktet.

Lini një Përgjigje