TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2025, 15:10

Përplasja fizike dje, reagojnë Kujtim Gjuzi dhe Ilir Demaliaj; ish-deputeti tregon pse u sulmua (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja fizike dje, reagojnë Kujtim Gjuzi dhe Ilir Demaliaj;

Gazetari Ilir Demaliaj ka reaguar për incidentin dje në hollinë një hoteli, ku sulmoi fizikisht Kujtim Gjuzin.

Pamjet janë bërë virale dhe duket se Demaliaj tenton të godasë me grusht ish-deputetin. Demaliaj duket se është bërë pishman për atë skenë.

Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Ai ka shkruar disa statuse në llogarinë e tij në “Facebook”, unë nuk i jam përgjigjur se s’kisha pse. E pashë rastësisht aty, më tha ‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më.

Pishman se pse të vihem unë të atë pozitë. Unë jam kundër dhunës, nuk kishte mirë, nuk kemi pasur më komunikim. Kam marrë shumë telefonata më pas, më shkruan, por dua ta mbyll atë muhabet”, tha ai.

Po ashtu ka reaguar dhe Gjuzi, i cili ka dhënë detaje nga sherri.  

"Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.

Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz... më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë", tha Gjuzi për mediat.

Lini një Përgjigje