
Agjentët e BKH kanë ndërmarrë një aksion në Elbasan. Me kërkesë të Prokurorisë, agjentët kanë zbarkuar në edhe në banesën e drejtorit të Ujësjellësit.
Agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në disa biznese në fushën e ndërtimit, por jo vetëm. Ata kanë “zbarkuar” në një biznes rreth orës 06:30 të mëngjesit të së enjtes dhe po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në zyrat e saj.
Kontrollet po ushtrohen në biznese që lidhen me grupin e Suel Çelës, në kuadër të hetimeve në disa bashki të Qarkut të Elbasanit që dyshohet se kanë dhënë tenderë të paligjshëm ndaj kompanive të ndryshme.
Në zyrat e biznesit ku u ushtruan kontrolle, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar celularët e punonjësve, kompjuterë, aparate celulare të biznesit pasi dyshohet se ka përfituar tenderë të shumtë në mënyrë të paligjshme.
Agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në këtë biznes, të mbështetur edhe nga policia. Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet në Tiranë, Elbasan, e Durrës.
Lini një Përgjigje