Skandal/Buxheti i emergjencave në sherbim të fushatës elektorale! Ndihmat për fëmijët e sëmurë nuk jepen, por puçrrat e deputetëve shërohen në Gjermani me para të shtetit!
Pamfleti zbardh Vendimin e Qeverisë që grabit fondin e emergjencave për të financuar propagandën elektorale të partive
Më 4 prill 2025, me VKM nr. 199, Babloku ndau 1.5 milionë euro shtesë për fushatat, pasi PS dhe PD nuk ishin të kënaqura me 1.1 milionët që u dha KQZ. Paratë u morën nga fondi i emergjencave, që sipas ligjit është për tërmete, përmbytje dhe raste jetike mjekësore.
Ndërsa mijëra qytetarë kërkojnë ndihmë për të shpëtuar jetën e fëmijëve dhe nuk marrin asnjë përgjigje, ministrat, deputetët dhe yjet e propagandës mjekohen me para të shtetit në spitale private jashtë vendit, nga 15 deri në 40 mijë euro secili.
Kjo është fytyra e vërtetë e shtetit që ushqen propagandën dhe braktis popullin.
Kur bëhet fjalë për ndihmë financiare për trajtim mjekësor urgjent të një fëmije apo një nëne nga familje në nevojë, Babloku nuk lëviz as gishtin. Por kur vjen puna për fushatat e partive, nuk kursen as fondet e emergjencës.
Më 21 mars 2025, KQZ shpërndau 1.3 milionë euro për fushatën elektorale, ku PS përfitoi 652 mijë euro dhe PD mori 448 mijë euro. Por as këto nuk i mjaftuan dy partive kryesore. Me një Vendim Qeverie të datës 4 prill 2025 (Nr. 199), Babloku autorizoi edhe 1.5 milionë euro shtesë, marrë nga fondi rezervë i emergjencave.
Nga ky fond shtesë, PS do përfitojë edhe 700 mijë euro (në total 1.352.000 €), ndërsa PD edhe 500 mijë euro (në total 950.000 €). Pjesa tjetër do ndahet mes 9 partive të vogla, sa për sy e faqe.
Ironikisht, ky fond përdoret për fushata elektorale, ndërkohë që shteti nuk reagon kur qytetarë në nevojë kërkojnë ndihmë për jetë a vdekje. Por, kur bëhet fjalë për trajtime luksoze jashtë shtetit për ministra, deputetë, kryebashkiakë apo miqtë e Bablokut, nga 15 deri në 40 mijë euro dalin menjëherë nga arka e shtetit. Edhe për ndonjë puçërr në prapanicë të ndonjë showmeni televiziv.
Taksat që shqiptarëve u merren me gjoba, kërcënime dhe kamatë-vonesa, nuk shkojnë për shëndetin e tyre, por për shëndetin politik të partive. Ky është “shteti social” i Bablokut./Pamfleti

Lini një Përgjigje