TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2025, 17:29

I zhdukur në mal prej ditës së djeshme, ende kërkime për 27-vjeçarin nga Hasi; i ati në gjendje të rëndë!

Shkruar nga Pamfleti

I zhdukur në mal prej ditës së djeshme, ende kërkime

Rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

27-vjeçari, Ajet Lleshi nga fshati Kishaj, i cili u shpall i humbur ditën e djeshme është po kërkohet ende nga grupet e kërkimit në Malin e Pashtirkut.

I riu ishte larguar ditën e djeshme në mëngjes nga shtëpia për të shkuar në mal për të prerë dru në pyll, por gjatë kthimit ai ka humbur kontaktet me familje. Rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja humbi kontaktet edhe me babanë e 27-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit dhe pas disa orësh, e gjetën Rizaun në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike.

Kërkimet më pas kanë vazhduar për gjetjen e 27-vjeçarit, si nga toka me anë të forcave të ushtrisë, ashtu dhe nga ajri me asistimin e një helikopteri të forcave të armatosura. Asistim ka pasur edhe nga ekipi i kërkim-shpëtimit malor i Kosovës që ka bërë të mundur kontrollin me dron të malit të Pashtrikut ku i riu humbi.

Lini një Përgjigje