TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2025, 20:51

Kujtim Gjuzi i përgjigjet Ilir Demaliajt: Dëgjo këshillat e vëllait tënd, boll mashtrove në media

Shkruar nga Pamfleti

Kujtim Gjuzi i përgjigjet Ilir Demaliajt: Dëgjo këshillat e

Vijojnë debatet në distancë mes Kujtim Gjuzit dhe Ilir Demailajt.

Ky i fundit sulmoi fizikisht ish-deputetin, teksa ka dalë sot në media duke folur mbi incidentin. Por Gjuzi i është përgjigjur në rrjetet sociale.

Ilir Demaliaj Haxhiraj vijon del dhe jep deklarata që është viktimë? Agresionin e djeshëm e shmanga Unë dhe sekretarja për Siguri Znj. Sanie Hajdarnetaj. Është kjo zonjë që ndali agresorin. Theksoj, unë nuk e kam fyer këtë njeri kurrë e kundërta është e vërteta, ky me ka fyer në Tv, publikisht dhe dje drejtpërdrejt në tavolinën time. Sot kam pasur një telefonatë ndjese nga i vëllai i tij Arben Demaliaj, i cili kërkoi falje. Ne kemi një rregull. Falja jepet me vllazëri. Tani i them llir Demalisë, ti i ke nisur fyerjet ndaj Kujtim Gjuzit deri në agresion fizik mbetur në tentativë. Ilir dëgjo këshillat e vëllait tënd dhe dikujt afër me vëllain tim mjaft fole në televizione për kulturën e të folurit të Kujtim Gjuzit në publik ti llir. Mjaft që të mos shkoni si vllazëri në kërkesën për herë të tretë të faljes sepse pastaj me mua nuk funksionon me fjala: Më Fal se nuk dij si u ndjeva”, shkruan Gjuzi.

 

Lini një Përgjigje