TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2025, 22:17

“PS merr 64 mandate, PD 46”, gazetari bën llogaritë e zgjedhjeve të 11 majit: Shehaj arrin 9 deputetë!

Shkruar nga Pamfleti

“PS merr 64 mandate, PD 46”, gazetari bën llogaritë e

Analisti dhe gazetari Bledian Koka, ka bërë një parashikim lidhur me mandatet që partitë politike, dy më të mëdhatë dhe partitë e reja mund të marrin në prag të kësaj beteje të 11 majit.

Sipas Kokës, nisur nga sondazhet e zhvilluara, ka treguar konkretisht numrin e mandateve të këtyre partive.

“Me të dhënat e votës sot, PS merr nga 61-64 mandate, PD merr nga 44-46 mandate, Adriatik Lapaj dhe kooalicioni tij marrin 9 mandate, Agron Shehaj merr 6 mandate, Arlind Qori merr 1-2 mandate. Nëse kalojnë përqindjet, edhe Lulzim Basha dhe Tom Doshi mund të marrin një mandat.

Jo domosdoshmërish ndjesitë në raport mpersonin kanë të bëjnë me votën. Ajo që mund të përllogarisim përafërsisht është me këto rezultate. Rama sipas sondazhit ka 61-64 mandate dhe jo 77 siç ai pretendon. Rama nuk e bën dot qeverinë i vetëm.

Kryeministri i bënte thirrje votusve të opozitës që të mos dilnin në votime, kjo është një deklaratë e bërë nga ai me të cilën nuk është për t’iu përgjigjur rubrikës së tij “Sy m’sy”, tha Bledi Koka në emisionin “Now” në “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje