TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2025, 17:21

Pas presioneve të kryeministrit, SPAK nxjerr të “larë” Olsi Ramën: S'ka lidhje me kokainën e Xibrakës!

Shkruar nga Pamfleti
Pas presioneve të kryeministrit, SPAK nxjerr të
Xibraka dhe Edi & Olsi Rama

SPAK mbyll hetimet për Olsi Ramën: Nuk ka lidhje me drogën e Xibrakës

Prokuroria e Posaçme ka amnistuar vëllanë e kryeministrit, Edi Rama. SPAK ka mbyllur hetimet për laboratorin e Xibrakës dhe ka arritur në përfundimin se Olsi Rama nuk ka fare lidhje me kokainën që përpunohej aty.

SPAK nisi hetime pas publikimit të disa dokumenteve nga Gazment Bardhi, i cili zbuloi se vëllai i kryeministrit kishte lëvizur me makinën që hynte e dilte në Xibrakë.

Në një reagim për mediat, SPAK shprehet se pas hetimeve nuk ka gjetur asnjë provë që lidh Olsin me ngjarjen dhe për këtë arsye ka pezulluar hetimet, duke ja kaluar dosjen policisë.

Ju bëjmë me dije se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.88 të vitit 2024, të regjistruar pas rifillimit të hetimeve të pezulluara të procedimit penal nr.335/1 të vitit 2016. Ky procedim lidhej me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes s narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal. Hetimet filluan pas një informacioni të dërguar nga deputeti Gazmet Bardhi, i cili pretendonte përfshirjen e shtetasit Olsi Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë dhe bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës. Nga hetimet rezulton se nuk ekzistojnë prova apo fakte që lidhin shtetasin Olsi Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm”, shprehet SPAK në një reagim për mediat.

Më tej bën me dije se hetimet janë pezulluar dhe dosja i ka kaluar policisë për të zbuluar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Ky veprim i SPAK ishte i pritshëm. Edi Rama ka ushtruar presion të jashtëzakonshëm ndaj organit të akuzës në çdo dalje të tij për këtë rast.

Rihapja e hetimeve ishte lajmi më i mirë që mund të merrja. Tani, ka dhe një detaj të vogël që duhet të konfirmohet kallëzimi shume e rëndësishme dhe pastaj të rikonformohet kallëzimi. Ka një detaj të vogël se duhet të konfirmohet kallëzimi. Ndërkohë ky zotnia, çingia është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë dy aty në SPAK, është kjo është dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë. Unë jam i lumtur që gjeja tani është futur në rrugën e drejtësisë, e SPAK. SPAK të na thotë o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia. Një nga të dyja, nuk mund të ketë dhe kështu dhe ashtu. O njëri, o tjetri duhet të përgjigjet para drejtësisë”, deklaronte Rama kur SPAK nisi hetimet.

Me gjasë, tani kreu i qeverisë do dalë të sulmojë Bardhin dhe të krenohet se vëllai i tij nuk ka lidhje me trafiqet, ndërkohë të gjithë e dinë se ku del dhe ku jo emri i Olsit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje