TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2025, 10:41

Përkeqësohet gjendja e Kryepeshkopit, Anastas Janullatos!

Shkruar nga Pamfleti

Përkeqësohet gjendja e Kryepeshkopit, Anastas Janullatos!

Gjendja e Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos është përkeqësuar.

Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Kryepiskopi pësoi një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv. Në njoftim thuhet gjithashtu se Kryepiskopi është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

Njoftimi i mjekëve

Athinë, 10.01.2025
Tema: Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas
Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

Nga administrata e spitalit.

Përkeqësohet gjendja e Kryepeshkopit, Anastas Janullatos!

Kryepiskopi Anastas fillimisht u shtrua më datën 30 dhjetor 2024 në një spital privat në Tiranë, për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar, ku u shtrua në spitalin Ungjillëzimi. Prej kësaj date gjendja shëndetësore e Kryepiskopit është përkeqësuar, teksa mjekët kanë qenë skeptik edhe për një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të moshës madhore të Fortlumturisë së tij (95 vjeç).

Megjithatë dy ditë më parë Kryepiskopi pati një përmirësim të ndjeshëm sipas spitalit në Athinë. Por mesa duket sot gjendja e tij është përkeqësuar. Gjatë kësaj jave, në spital ka patur vizitorë të shumtë, si kryeministri grek dhe Kryepiskopi i Athinës, por edhe vizita nga ministri i Jashtëm grek dhe ambasadorja shqiptare në Athinë. 

Lini një Përgjigje