
Në këtë pikë nuk ka shokë, nuk ka zëdhënës, nuk ka asgjë tjetër por ka një ndarje të menjëhershme, kaq...
Rihapja e hetimeve për laboratorin e drogës në Xibrakë duket se ka nisur të shqetësojë Ramën. SPAK po verifikon se përse u mbyllën hetimet për vëllanë e kryeministrit dhe Rama ju hakërrye Gazmet Bardhit.
Në emisionin “Opinion” ai theksoi se tashmë është në dorën e drejtësisë që duhet të vërtetojë nëse vëllai i tij është trafikant kokaine, apo Bardhi ka gënjyer. Kryeministri duket se i ka bërë presion të pastër SPAK-ut që të regjistrojë kallëzimin e Bardhit, në mënyrë që ti jepet e drejta të vëllait ta akuzojë për kallëzim të rremë.
“Rihapja e hetimeve ishte lajmi më i mirë që mund të merrja. Tani, ka dhe një detaj të vogël që duhet të konfirmohet kallëzimi shume e rëndësishme dhe pastaj të rikonformohet kallëzimi. Ka një detaj të vogël se duhet të konfirmohet kallëzimi. Ndërkohë ky zotnia, çingia është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë dy aty në SPAK, është kjo është dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë. Unë jam i lumtur që gjeja tani është futur në rrugën e drejtësisë, e SPAK. SPAK të na thotë o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia. Një nga të dyja, nuk mund të ketë dhe kështu dhe ashtu. O njëri, o tjetri duhet të përgjigjet para drejtësisë”, tha Rama.
Nga ana tjetër kryeministri ka “larë duart” me emrat që janë nën hetim dhe në qeli për korrupsion. Ai vijon të mos mbajë përgjegjësi për ata që i kanë ngrënë kumbulla pas shpine.
“Unë kam punuar me mbi 40 ministra dhe nga këta ministra janë 3 apo 4 në 10 vite. Partia Socialiste vetëm forcohet dhe vetëm zgjerohet. Partia Socialiste është e para dhe e vetmja forcë politike në historinë e shtetit shqiptar që nga 1912 që ka hequr nga kontrolli politikë dhe që thotë shumë thjeshtë : “Nuk dua ta di fare a je zëdhënësi, a je shoku, a je tjetri, a je tjetri… Në këtë pikë nuk ka shokë, nuk ka zëdhënës, nuk ka asgjë tjetër por ka një ndarje të menjëhershme, kaq”, tha Rama.
I pyetur se çfarë përgjegjësi politike ka ai për këta që janë në burg, tha: “Do të quaja sikur mos të ishte kapur asnjë ish-ministër i Partisë Socialiste, sikur mos të ishte kapur asnjë nga drejtorët që janë kapur, sikur të ishin vënë para drejtësisë vetëm ata që janë të krahut tjetër. Kjo do të ishte përgjegjësi shumë e madhe politike. Nëse do të ishte e vërtetë se në Shqipëri ka një vjedhje masive me tenderë”.
Lini një Përgjigje