
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në seancën parlamentare mes deputetes së PD, Jorida Tabaku dhe drejtueses së seancës, Ermonela Felaj. Kjo e fundit mbajti një fjalim në lidhje me vrasjen e efektivit të policisë në Fier. Sipas saj, autori i krimit ka qenë edhe pjesë e strukturave të mbrojtjes së votës që u ngrit nga PD.
Felaj, i ka bërë thirrje policisë kriminale që t’i rikthehet hetimeve për krijimin e këtyre strukturave.
Më pas fjalën e mori Jorida Tabaku, por sapo kjo e fundit filloi të komentonte deklaratën e Felaj, iu hoq fjala. Tabaku dëgjohet të thotë nga vendi duke iu drejtuar Felajt: Turp t’ju vijë.
Dy deputete janë përpalasur keq me njëra-tjetrën lidhur me këtë çështje.
Felaj: Mua më kanë zhgënjyer kolegë deputetë të opozitës të reagimet e tyre për rastin e ngjarjes së rëndë në Fier. Ka të dhëna nga media, që janë konfirmuar edhe përmes qëndrimeve që kanë mbajtur kolegë deputetë që këta njerëz janë përdorur nga politike në zgjedhjet e 2021. U krijuan të ashtuquajtura struktura të votës për të cilat disa kolegë të opozitës thanë se kemi marrë njerëz profesionistë për të mbrojtur votën. Ngjarja në Elbasan, ngjarja në Fier… Është dhe dikush tjetër që është duke vuajtur dënimin me burg për mbrojtjen e votës në qarkun e Fierit.
Tabaku: Ne po diskutojmë një marrëveshje me Interpolin për një konferencë edhe në komision ka pasur dakordësi dhe nuk është përdorur për politikë. Më vjen keq që një zonjë si ju që drejtoni seancën që flisni nga ajo foltorja… mos ma ndërprit fjalën. E kam për procedurë.
Felaj: Interpol është organizatë policore e lidhur ngushtë me policinë kriminale. Mbajtja e kësaj konference në Tiranë, pjesëmarrja e shumë delegacioneve, do jetë mundësi e mirë pune dhe mundësi për policinë kriminale që të rrisë standardet e punës dhe profesionalizmit. Referuar të dhënave nga fjala e prokurorit të përgjithshëm dua të ndaj dy të dhëna: koeficenti kriminal në Shqipëri në krahasim me 2022 ka ardhur duke u ulur dhe ky është një lajm i mirë. 800 është koeficenti i kryerjes së veprave penale, por e dhëna që na tërhoqi vëmendjen dhe që shumëkënd e ka shqetësuar,është ajo se cila është vepra më e përhapur penale. Krimi më i përhapur rezulton për krime që drejtohen kundër autoritetit shtetëror. Bëhet fjalë për vepra që drejtohen ndaj punonjësve me uniformë
Tabaku: Ne po diskutojmë një marrëveshje me Interpolin për një konferencë edhe në komision ka pasur dakordësi dhe nuk është përdorur për politikë. Më vjen keq që një zonjë si ju që drejtoni seancën që flisni nga ajo foltorja… mos ma ndërprit fjalën. E kam për procedure
Felaj: Ju nuk keni të drejtë të komenti fjalën time. Nëse doni të flisni për këtë pikë të rendit të ditës ju pyeta dhe thatë JO. Uluni, asnjë koleg nuk ju jepet e drejta të komentojë fjalën e një kolegu tjetër. Ju nëse e gjeni veten të mbështetur nga kriminele ju bëj thirrje distancohuni. Uluni. Mos bëjmë lojëra. Nuk keni të drejtën të komenti fjalën time dhe të askujt. Nuk kam, pse tju jap fjalën sepse jua dhashë dhe nuk e shfrytëzuar.
Lini një Përgjigje