TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2024, 17:46

Rikthehet ankthi për Olta Xhaçkën, Kushtetuesja shqyrton për herë të dytë çështjen e mandatit

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet ankthi për Olta Xhaçkën, Kushtetuesja shqyrton
Olta Xhacka në Kushtetuese

Për të parën herë në histori, mazhoranca doli mbi Kushtetuesen, duke refuzur t’i heqë madatin Olta Xhaçkës...

Rikthehet ankthi për Olta Xhaçkën sa i takon mandatit të deputetes. Në një votim të paprecedentë më 11 prill shumica parlamentare vendosi të bllokojë me forcën e kartonit zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i kërkonte Kuvendit të dërgonte për interpretim në këtë gjykatë shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes socialiste.

Për të parën herë në histori, mazhoranca doli mbi Kushtetuesen. Kjo u kundërshtua nga PD, e cila ju drejtua gjykatës me një padi. Kushtetuesja ka vendosur sot se më 21 qershor do të marrë në shqyrtim padinë e opozitës.

Në kërkesën e PD thuhet se zbatimi i vendimeve të GJK-së është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.

As Kuvendi dhe asnjë institucion publik nuk mund të shpall “sovranitetin” përkundrejt vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të rrënonte parimin kushtetutës “të balancës dhe kontrollit mes pushteteve”, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit demokratik, sepse do të merrte tiparet e qarta të një puçi kushtetutes institucional”, thuhet në kërkesë. Mbetet të shihet tani se cila do të jetë lëvizja e gjykatës, do të kundërshtojë Kuvendin, apo do t’i nënshtrohet diktatit të Ramës.

Ishte po PD që bëri një kërkesë për t’i hequr mandatin deputetes, me pretendimin se ajo është në konflikt interesi. “Pamfleti” ka publikuar dhjetra herë fakte se si Artan Gaçi është favorizuar si investitor strategjik.

Artan Gaçi ka përfituar 8 mijë metër katror tokë në Himarë. Konkretisht, për 8000 m2 tokë e plazh, që kanë marrë për resortin “Dreamades Luxury Suites” Gjilekë-Himarë, Artan Gaçi e Olta Xhaçka, kanë paguar 70 mijë lekë tarifë për shërbimet administrative dhe 15 mijë lekë, tarifë për menaxhimin e procedurave të investimeve strategjike.

Por për PS nuk kemi konflikt interesi duke shkelmuar Kushtetutën. Madje mazhorca i dha kompeteca vetes të interpretojë vendimet e Kushtetueses.

Shumica vlerëson të nënvizojë se Kuvendi në ushtrim të kompetencave të tij kushtetuese dhe në cilësinë e organit që krijon norma kushtetuese, është interpretuesi i parë i Kushtetutës. Në këtë kuptim është marrë vendimi i Kuvendit vitit 2022 për miratimin e raportit të shumicës parlamentare për të mos e dërguar mocionin për papajtueshmërinë e mandatit në Gjykatën Kushtetuese. ⁠Gjykata Kushtetuese është interpretuesi fundor i Kushtetutës. Për rrjedhoje Kuvendi ka detyrim të zbatojë jo vetëm një vendim të saj, por gjithë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në harmoni të plotë si interpretuesja fundore e Kushtetutës. Në këto kushte, Kuvendi ndodhet në një situatë pamundësie për të vepruar ndryshe, pasi i duhet të zgjedhë se cilin qëndrim të Gjykatës Kushtetuese të respektojë mes standarteve të ndryshme të vitit 2016 dhe 2023. Gjithashtu, nga ana tjetër, grupimit prej 1/5 të deputetëve, siç është sqaruar më sipër i është mohuar e drejta për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese parashikuar në Kushtetutë dhe ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, në dispozita që janë ende në fuqi”, thuhej në raportin e PS.

Lini një Përgjigje