TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2024, 16:02

Projektligji për ndërrimin e pronave publike me ato private, Tabaku: I hap rrugë korrupsionit madhor

Shkruar nga Pamfleti

Projektligji për ndërrimin e pronave publike me ato private, Tabaku: I

Në Kuvend po diskutohet një projektligj, ku pronat publike mund të nxirren në ankand dhe të ndërrohen me prona private.

Lidhur me këtë nismë, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku theksoi se ligji është bërë pa konsultime dhe se i hap rrugën korrupsionit madhor.

Ky ligj nuk ka pasur as konsultime dhe as debate e as përfshirje të grupeve të interesit. Projektligji mund t’i hapë rrugë korrupsionit. Kjo i hap rrugë shkëmbimeve që mund të jenë korruptive. Ky ligj nuk vjen për interesa të qytetarëve. Është ligj i sponsorizuar, është ndër ligjet e kapura që janë dërguar në parlament. Këtu mund të kenë mundësi që një tokë publike që nuk njihet mirë pronari, mund të merret. Investitori strategjik mund të marrë prona shtetërore. Kjo hap shteg të madh korrupsioni”, tha Tabaku për “News 24”.

tabaku

Lini një Përgjigje