TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2024, 19:49

Luçiano Boçi: Të rikthehen koalicionet parazgjedhore, Basha bën opozitën e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Luçiano Boçi: Të rikthehen koalicionet parazgjedhore, Basha

Nënkryetari i Rithemelimit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, thotë se prioritet tani për opozitën dhe aksionin e saj është reforma zgjedhore dhe kthimi i koalicioneve parazgjedhore.

Rama nuk do futjen e koalicioneve parazgjedhore, sepse menjëherë ndryshon numri i deputetëve. Ne do të përcaktojmë një afat skadence kohore për Grupin e Dialogut, përndryshe jo bojkot, por do ketë një aksion të fortë opozitar. Kjo do jetë kërkesa themelore e dalë nga Konfederata e Opozitës,” deklaroi Boçi.

I ftuar në emisionin “Ekspres”, Boçi tha se synimi i Konfederatës është aksioni opozitar dhe bashkëveprimi politik.

Konfederata e Opozitës ka zhvilluar një supertakim në Elbasan. Ajo synon të bashkërendojë të gjithë aksionin opozitar, të të gjitha partive opozitare që i janë bashkëngjitur kësaj organizate dhe që synon të zgjerohet më tej. Bashkërendimi opozitar ka si qëllim aksionin e përbashkët opozitar sidomos mbi atë që është debati më i fortë politik sot: reforma zgjedhore,” u shpreh ai.

Duke folur për fushatën zgjedhore, Boçi theksoi se, “strukturat e opozitës janë gjithmonë të gatshme për të përballuar situatat zgjedhore, ndaj kemi nisur të qasemi më shumë në atë që e quajmë organizim kapilar, duke e filluar nga seksioni dhe duke vazhduar me gjithë nivelet e tjera”.

I pyetur nga gazetari Nolian Lole nëse do të reagojë SPAK apo GJKKO-ja në raport me sulmet që i vijnë nga politika, Boçi u shpreh se nuk duhet matur frekuenca e ashpërsisë së gjuhës së politikë, pasi politika ka specifikën e vet.

Gjuha jonë nuk është gjuhë ekzekutuese, eliminuese, por është një gjuhë e ashpër kritikuese që ka si qëllim të merret reagimi. Kjo është një dëshirë e jona për të reflektuar dhe gjuha e ashpër ndaj SPAK apo GJKKO-së nuk është qëllim në vetvete."

I pyetur për qëndrimet opozitare të kryedemokratit Lulzim Basha, ish-deputeti Boçi shtoi se ai "është vetëshpallur opozitë".

Në këtë kontekst duke komentuar qëndrimet politike të Lulzim Bashës, Boçi u shpreh se, “nëse ai pretendon që përfaqëson Partinë Demokratike duhet të mbështesë aksionet opozitare të PD-së, yë veprojë sipas orientimit që duan demokratët. Nuk mundet që një parti opozitare t'i shërbejë qeverisë dhe të jetë aneksi i qeverisjes dhe t'i shërbejë asaj duke bërë dhe opozitën brenda opozitës. Ne jemi për koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra. Pra jo koalicion me një listë të vetme, por çdo parti të ketë listën më përfaqësuesit e saj.

Lini një Përgjigje